Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj video-mesazhit të ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, në të cilin kërkon ri regjistrimin e automjeteve, duke i quajtur të jashtëligjshme targat serbe KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës.
“Targat KM nuk mund të jenë të paligjshme, sepse ato lëshohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore në territorin e tyre dhe “pranohen kudo në botë”, thuhet në deklaratën e tij për media.
“Ajo që është e paligjshme është heqja e targave KS neutrale për statusin nga ana e Prishtinës, ndërtimi
“ilegal” i bazave të ROSU-së në veri të “krahinës” dhe refuzimi për të formuar Asociacionit për gati dhjetë vjet, që është obligim që e kanë marrë në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.
Ai ka pretenduar se efekti i videove të Kurtit dhe Sveçlës shpjegohet më së miri me faktin se për një muaj numri i automjeteve të riregjistruara me targa të Serbisë është “një shifror, prej të cilave vetëm dy janë serbë nga veriu i Kosovës”.
“Kjo tregon qartë se asnjë video-mesazh dhe kërcënim nga Kurti dhe Sveçla nuk mund t’i frikësojë serbët në Kosovë, sepse askush nuk mund t’ua heq të drejtën për të qenë qytetarë të Serbisë që nuk e njohin shtetin e Kurtit”, ka përfunduar Petkoviq, edhe një kumtesë të tij për konsum të brendshëm politik.