Kastrati i PDK-së: Dikush po don me kall Kosovën

Lajme

Kastrati i PDK-së: Dikush po don me kall Kosovën

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:41
Ardian Kastrati

Depueti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar në lidhje me dy çështje që u kthyen në kryetemë në vend.

E para ka të bëj me videon e publikuar nga VV e që ka etiketuar ish-krerët e UÇK-së si shkatërrues të vendit, ndërsa e dyta ka të bëj me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevist.

Reagimi i tij i plotë:

DIKUSH PO DON ME KALL KOSOVËN!

Rusia e Serbia nuk e kanë lehtë me hy në Kosovë me tankse, raketa e aeroplan luftarak sepse këtu përveç nesh janë edhe forcat e NATO-s.

Mirëpo, Rusia e Serbia nuk hoqën dorë nga skenare të tjera që prodhojnë urrejtje e përçarje mes shqiptarëve me qëllim destabilizimin e shtetit tonë dhe me shpresë se këto skenare potencialisht ndezin edhe vëllavrasjen mes nesh.

1.

VV paska prodhuar një video për 20 vjeçarin e fundit. Videon e paskan lidhur me foto të liderëve të UÇK-së të cilët sot gjenden në Hagë për shkak të iniciativave të Rusisë dhe dëshmive të shërbimeve sekrete serbe e bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo video si e tillë i shërben VETËM skenareve ruso-serbe për destabilizim të Kosovës nga brenda duke i mundësu kështu Rusisë e Serbisë që në rolin e spektatorëve të përjetojnë destabilizimin e Kosovës si kënaqësi.

Ideatorët dhe dora që ka prodhu këtë video ose i kanë adresat në Beograd e Moskvë ose janë total të padishëm.

2.

Ndalja e pagave për 20.000 familje duke i poshtërsuar ato prodhon situata të rrezikshme dhe kaos potencial që poashtu i konvenon vetëm skenareve ruso-serbe për destabilizim të shtetit të Kosovës.

Ata njerëz që e marrin këtë vendim për me i ndal rrogat ose i kanë adresat në Beograd e Moskvë ose janë total të padishëm.

Cilado që është e vërteta një është e sigurt se ky pushtet dhe VV -ja me këto veprime dojnë me marrë në qafë Kosovën.

ZOTI NA RUAJT!

Për më shumë lidhur me këto tema të Enjten në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat