Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.
“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore”, tha Buzhala.
Siç u raportua viktima është e moshës 59-vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege.