Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka njoftuar se Florim Zeqiri i është bashkuar kësaj partie.
Ai në Facebook ka shkruar se Zeiqri para se ti bashkohej PSD-së ka qenë anëtar i VV-së.
“Florim Zeqiri, prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së. Gjithandej qytetarët po na bashkohen, duke e parë qartë rrezikun që po i kanoset shoqërisë e shtetit tonë, nga një qeverisje me mendësi autoritare”, shkruan Krasniqi.