Presidenti i Serbisë Vuçiq do të takohet në Pragë me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron ku do bisedohet për çështjen e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë, por edhe pozicionimin strategjik të Serbisë ndaj luftës, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Në Pragë do të mbahet Samiti i parë i Bahskësisë politike evropiane e në kuadër të kësaj edhe ky takim trepalësh. Vuçiq do të jetë një ndër liderët e shumtë që do marr pjesë në krijimin e Bashkësisë politike evropiane si platformë për dialog mes anëtarëve të BE-së dhe vendeve që synojnë anëtarësimin, ka njoftuar zyra e presidencës së Serbisë.
Mësohet se Vuçiq do jetë pjesëmarrës në tavolinën e rrumbullakët rreth energjetikës, ekonomisë dhe çështjeve klimatike.
Vuçiq do ketë takime të shumta, përveç me kancelarin Scholz dhe presidentin Macron edhe me presidentin e Çekisë Zeman, kryeministrin spanjoll Sanchez dhe kreun e Komisionit Evropiane Ursula von der Leyen.
Tema kyçe e Samitit të parë të Bashkësisë politike evropiane është harmonizimi i politikës ndaj sanksioneve Rusisë, ndërsa nga Serbia pritet sqarimi pse nuk po bëhet ky harmonizim, kanë thënë zyrtar të BE-së.
Burime diplomatike në Bruksel kanë vlerësuar se samiti në Pragë nuk është takim i BE-së dhe “mbetjes” tjetër të Evropës, por tubim i vendeve partnere përfshirë ato që nuk kanë apo nuk duan perspektivë evropiane.
“Prandaj rreth pasojave eventuale për mos harmonizimin e Serbisë në rrugën e mëtutjeshme evropiane do vendoset në format tjetër, që tubon 27 vende anëtare të BE-së” thonë në Bruksel.
Në kryeqytetin çek, që aktualisht kryeson me BE-në do marrin pjesë lider nga 44 vende, 27 vende anëtare dhe 17 shtetet tjera ndër të cilat edhe Britania, Ukraina. Turqia, Jermenia, Azerbejxhani, Norvegjia, Zvicra dhe të gjitha vendet e Ballkanit.