Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

Lajme

Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:32
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pas kthimit nga Praga ka folur për deklarimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti se rajoni është në rrezik nga Serbia dhe bashkëpunimi Beograd-Moskë.

“Askush më nuk e beson historinë e Kurtit për destabilizim”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

“Është një storie që e dëgjojmë për rreth tetë muaj rreth asaj si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat