Më 29 shtator të vitit 2017, Frashër Krasniqi, atëkohë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, sot anëtar i PSD-së, kishte sulmuar fizikisht, Milaim Zekën, atëherë deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate.
Gjithë ngjarja kishte ndodhur “live” në një emision televiziv, ku pas një debati të ashpër verbal, Krasniqi nuk kishte duruar kur Zeka e kishte quajtur “kriminel” dhe e kishte goditur me grusht në fytyrë.
Çështja kishte kaluar në Gjykatë, ku bashkë me Krasniqin akuzohej edhe Zeka.
M, më 5 nëntor të vitit 2019, Frashër Krasniqi e Milaim Zeka, janë pajtuar që çështja penale e ngritur ndaj tyre, për sulmin fizik e kanosjen në studion e Klan Kosovës, të zgjidhet në procedurën e ndërmjetësimit.
Frashër Krasniqi do të pranonte e pranoi fajësinë e po ashtu do të shprehej se i vjen keq për atë që ka ndodhur.
Kurse, Milaim Zeka, do të deklaronte se nuk e kupton se për çka po akuzohet.
Në anën tjetër, para gjykatës e prokurorit, ata do të deklaronin se tanimë janë pajtuar dhe nuk kanë asnjë mosmarrëveshje mes vete.
Ngjarjen e ka kujtuar sot një qytetarë në rrjetet sociale, të cilën mund ta shihni si më poshtë.