Dy meshkuj të dyshuar, shtetas serbë, janë ndaluar mesditën e djeshme në Bjeshkët e Radushës në Istog.
Sipas policisë, personat në fjalë janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Të njëjtit, janë arrestuar.
“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.