Kosova, akti i fundit: Vjen llogaria për premtimet e Vuçiqit në vitin 2012

Lajme

Kosova, akti i fundit: Vjen llogaria për premtimet e Vuçiqit në vitin 2012

Nga: F. B. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 10:37
Aleksander Vuçiq

Serbia mund të llogaris në hyrjen e përshpejtuar në BE, nëse zhbllokon anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare ka thënë Vuçiq në fjalimin fundit të paralajmëruar me javë.

Kjo praktikisht do të thotë se po hyjmë në fazën e fundit të bisedimeve për Kosovën, pas 10 viteve bisedime dhe nënshkrimit  të marrëveshjes së Brukselit ku rezultatet nuk ishin ato që na premtuan, lëshimi i ushtrisë, policisë, gjyqësisë dh pranimi i dokumenteve të Kosovës, tash në tavolinë vjen pranimi i Kosovës në OKB dhe praktikisht njohja e Kosovës, për të mos thënë se e ka pranuar, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Në thelb ndërron arkitektura e bisedimeve dhe në tavolinë kemi propozimin e dy fuqive kryesore evropiane Gjermanisë dhe Francës, për të cilat duhet të mendojmë, ne nuk mund të injorojmë atë propozim sepse është jo serioze dhe jo e përgjegjshme”, ka thënë Vuçiq.

Thelbi i kësaj është lejimi i Serbisë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe OKB.

“E gjithë ideja është se nuk na duhet të njohim formalisht Kosovën, por të pajtohemi që ajo të bëhet pjesë e OKB-së. Serbia për këtë edhe pse nuk precizohet merr hyrjen e shpejtë në BE dhe dobi ekonomike me rëndësi”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për Serbinë kjo është e papranueshme.

Vuçiq në vitin 2012 pat thënë se “Ne nuk ikim nga Kosova dhe ne do i dërgojmë porosi se Kosova është në përbërje të Serbisë”, duke shtuar se “SNS në çdo moment do bëjë gjithçka për të ruajtur Kosovën në Serbi, si përcakton Kushtetuta”.

Por qerrja mori teposhtën me lëshimet rreth ushtrisë, policisë, gjyqësisë edhe dokumenteve.

Vjen nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit nga Daçiq dhe Thaçi në pranit të shefes evropiane për siguri Eshton, ku 6 nga 15 pikat janë për asociacionin. Palët janë obliguar mos të pengojnë njëra tjetrën në rrugën evropiane, u pajtuan për telekomunikacionin ku Kosova mori numrin e saj dhe për energjetikën.

Përkundër se Serbia dorëzoi gjithçka e nuk mori asgjë, në vitin 2014 Vuçiq prapë deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë "Rezultati për popullin tonë se se edhe në Bruksel e kudo mund të thoni se Kosova është pjesë e Serbisë dhe në Kosovë sigurt jetojnë serbët dhe ne jemi përkrah tyre duke krijuar vende punë e jetë më të mirë, kjo është puna dhe obligimi ynë” pat thënë Vuçiq.

Vjen kërcënimi se nuk deshët përcaktim kufiri? Tash do luftojmë me mbrojt Vranjen.

Pas kësaj vjen tregimi për përcaktimin e kufirit, që kurrë Vuçiq nuk e ka saktësuar çfarë është ajo, idenë e nisi Daçiq duke thënë se “vetëm të bashkuar mund të mbrojmë interesat tona”.

Në vitin  2017 përmendet përcaktimi i kufirit në pjesën serbe dhe shqiptare.“Përcaktim kufiri a quajeni si të doni, në atë që është serbe dhe në atë shqiptare, në marrëveshje me shqiptarët do ishte zgjidhje afatgjatë kompromisi me status të veçantë të kishave - kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve”, pati thënë Daçiq.

Vuçiq pas kësaj deklarate tha s kjo ishte ajo për çka është angazhuar nga fillimi. “Nuk doni përcaktim kufiri me shqiptarët? Nuk ka problem atëherë tregoni njerëzve se duhet të mbrojmë Vranjen në 40 vitet e ardhshme. A mendoni se nuk shpërngulen njerëzit tanë nga atje”, ka thënë Vuçiq.

Në atë kohë pat thënë se nuk bëhet fjalë për ndryshim kufiri, pa sqaruar çka nënkupton përcaktimi i kufirit. “Kur ju thonë se po ndryshojmë kufijtë, nuk ju thonë të vërtetën, a e dini ku i kemi kufijt? Ne mendojmë një gjë, shqiptarët një gjë tjetër, bota diçka tjetër”, tha ai.

Në vitin 2020, Vuçiq tha se është e qartë se Kosova në të ardhmen do marr pavarësinë e plotë. “Unë ju pyes cila është zgjidhja përveç që Kosova në të ardhmen , jo me vullnetin tim dhe pse unë e pranoj të marrë pavarësinë dhe sovranitetin në territorin e saj? Pastaj do pyes disa që kanë fol pse pengojmë dhe pse nuk nxjerrim diçka për vendin edhe popullin”, pati thënë Vuçiq.

Vijnë marrëveshja e energjisë dhe dokumenteve, ku sërish Serbia lëshon pe, së pari me lejimin e hyrjes në Serbi dhe pranimin e dokumenteve dhe heqjen e letrës hyrëse, pas heqjes dorë edhe nga Prishtina të vendosjes së asaj letre.

Qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë lirshëm me dokumentet e veta personale të lëshuara nga Kosova. Serbia heq dorë nga letra për hyrje e dalje ndaj dokumenteve të Kosovës, në anën tjetër Prishtina heq dorë nga aplikimi i masës së njëjtë reciproke për dokumentet serbe. Tash mbetet edhe pezull çështja e tabelave, gjë mund të ndodhë shpejtë me gjasë me skenarin e njëjtë.

Nëse pranohet propozimi i kancelarit gjerman Sholc dhe presidentit francez Makron dhe lejojmë hyrjen e Kosovës në OKB edhe institucionet tjera evropiane, kjo mund të jetë fundi dhe akti i fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat