Duket se vërejtjet e analistëve dhe njohësve të rrethanave në Serbi se pas përfundimit dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës, në rend do vijnë çështje tjera të pazgjidhura si çështja e Sanxhakut përkatësisht boshnjakëve dhe Vojvodinës e çështje tjera, kanë ndikuar në presidentin e Serbisë, që parandien dhe parashikon me çka do përballet Serbia në të ardhmen, duke ofruar qasje tjetër “vëllazërore” ndaj boshnjakëve, me premtim në kyçje në institucione, trajtim dhe mundësi tjetër për ata.
Kjo mund të konkludohet nga deklarata e tij e sotme në Novi Pazar në hapjen e urës që lidh këtë qytet me qytetin tjetër boshnjak Tutin, ku paralajmëroi kyçje “më të madhe të boshnjakëve” në qeverinë e Serbisë në histori, “do kemi më shumë numër të rëndësishëm të boshnjakëve në organe shtetërore, nga numri proporcional i banorëve”.
“Duam të shihni s ene boshnjakët i përjetojmë si vëllezër e motra e jo trup i huaj. Dua të shihni se te serbët keni miq edhe vëllezër. Nuk na pengon se doni Sarajevën, por jam i lumtur se shoh që shumë boshnjak vijnë në Beograd sepse Beogradi është kryeqyteti juaj dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë Vuçiq duke ju drejtuar banorëve boshnjak në Pazar.
Shteti sipas tij nuk do bëjë dallime në përkatësi fetare a kombëtare, duke paralajmëruar zgjidhjen e të gjitha çështjeve përfshirë vërejtjen e Këshillit Kombëtar Boshnjak lidhur me diskriminimin e boshnjakëve në pranim në njësinë e zjarrfikësve dhe njësive shpëtuese të MPB-së.
“Personalisht do angazhim të gjendet zgjidhja, gjatë kësaj jave do dalim me përfundime që duhet të kënaqin të gjithë, por që nuk shkelet drejtësia”, tha ai.
Vuçiq tha se serbët si popull shumicë duhet të tregojnë se janë të hapur, më pas ai bëri ftesë për boshnjakët që të kyçen në armatë.
“Kur kemi gjeneralin e parë boshnjakë në ushtrinë e Serbisë, hajde të kemi më shumë që populli ta ndjej ushtrinë si të veten. Duam të ndërtojmë paqen që do zgjasë përjetë jo vetëm në kuptim bukval, por që ajo të ndjehet pa marr parasysh kombin a fenë”, tha Vuçiq
Ai ka paralajmëruar investime në shumë çka, në rrethin e Rashkës ( siç e quan ai Sanxhakun e Novi Pazarit).
“Vetëm ta dimë se jemi së bashku për jetë dhe së bashku të ndërtojmë të ardhmen në këto momente të vështira”, sikur iu lut ai banorëve.