Hetuesit e Policisë së Kosovës, të rastit “Brezovica”, kanë hasur në një pronar të një vile gjatë vendosjes së njoftimeve për sekuestrimin e objektit.
Media ka incizuar momentin kur zyrtarët e Policisë së Kosovës bisedojnë me njërin prej pronareve të vilave.
Pronari i vilës është biznesmeni Ramadan Pajaziti, ndërkaq brenda saj ndodhej djali i tij, po ashtu afarist, Fetah Pajaziti.
Mësohet se Ramadan dhe Fetah Pajaziti janë pronarë të një kompanie me bazë në Komunën e Vitisë, e cila merret me ndërtimin e objekteve banesore.
Fetah Pajziti shprehet i habitur me veprimin e institucioneve të shtetit. Thotë se posedon leje për ndërtim.
“Derën nuk po e bllokojmë, i ki 3 ditë afat me i largu gjësendet”, thotë hetuesit policor.
Sipas shpjegimit të hetuesit policor, ndërtimi në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri” është rreptësisht i ndaluar me ligj.