Stoltenberg: Ballkani perëndimor shumë i rëndësishëm për NATO-në

Lajme

Stoltenberg: Ballkani perëndimor shumë i rëndësishëm për NATO-në

Nga: F. B. Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:16
Jens Stoltenberg

Ballkani perëndimor është shumë me rëndësi për aleancën e NATO-së, atje jemi me vite të pranishëm, kemi ndihmuar që të përfundojnë dy luftëra brutale të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Stoltenberg këtë deklaratë e ka bërë si përgjigje në pyetjen e agjencisë së lajmeve “Tanjug”, se si e sheh situatën në Ballkanin perëndimor në kohën e luftës së Ukrainës.

"Ne NATO, kemi atje misionin e KFOR-it në Kosovë, kemi një shtab ushtarak në Sarajevë dhe bashkëpunojmë shumë afër me BE. NATO punon për të krijuar siguri dhe liri të lëvizjes, ndihmon BE-në në Kosovë në përpjekjet diplomatike në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës” tha ai.

Më pas shefi i aleancës shtoi se “Punojmë edhe me BE-në në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi anëtare të aleancës nga Ballkani perëndimor në radhët tona si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, Shqipëria. Prandaj Ballkani perëndimor është i rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të jemi shumë të foksuar në atë rajon” nënvizoi Stoltenberg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat