Në kuadër të takimeve të përbashkëta në mes të dy ministrive të drejtësisë nga Shqipëria dhe Kosova, u zhvilluan edhe takime të përbashkët të delegacioneve nga drejtoritë e burgjeve, shërbimeve sprovuese dhe inspektorateve të të dyja vendeve.
Në takim delegacionet u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje, me ç’rast janë themeluar grupe punuese për të finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit, të cilat priten të nënshkruhen brenda këtij viti, e që kanë të bëjnë me fushën e burgjeve dhe shërbimeve sprovuese.