Tezaku i Nezir Krakut vdes tragjikisht, edhe babai i Betimit kishte ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare

Lajme

Tezaku i Nezir Krakut vdes tragjikisht, edhe babai i Betimit kishte ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare

Nga: N. Sh. Më: 12 tetor 2022 Në ora: 22:33
Betim Gacaferi

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka njoftuar se Betim Gacaferi i cili ndërroi jetë tragjikisht në malet e Junikut është tezaku i tij.

Kraku, përmes një postimi në Facebook, tregon se edhe babai i Gacaferit kishte ndërruar jetë tragjikisht në moshën e njëjtë.

Ai kishte vdekur në avionin që ishtë rrëzuar në Shkup në vitin 1992.

Lexojeni postimin e Krakut:

Betim Gacaferi, 30 vjeç, djali i vetem i tezes Lume na la sot e perjetesisht me pikellim. Pikellim qe nuk pershkruhet. Betimi e la sot tezen Lume dhe nusen me dy femije te vegjel.

Nuk ka fjale as ngushellim per humbje te tilla tragjike. Tezja Lume e ka rrite Betimin dhe motren e tij e vetme sepse burri i saj Sokoli ka vdek edhe ai tragjikisht ne avionin qe u rrezua ne Shkup ne vitin 1992. Sokoli ishte 30 vjec kur iku dhe la nusen me dy femije, djale e qike.

Betimi shkoi sot 30 vjeç dhe la djale e qike.

Çfarë padrejtesie!

Djal model, i urte e puntor, krenaria e tezes. Kete vere pime kafe bashke n’Junik. Tregoi qe ishte zhgenjy shume sepse pushteti i ri n’Junik e kishe largu nga puna si profesor. E permendi edhe ikjen nga Kosova si opsion…

Nuk guxoj me imagjinu dhembjen qe e ka kaplu familjen e tij, axhallaret e shkelqyshem qe i ka, dajte tane e familjen e madhe Gacaferi.

Zoti ju dhashte force edhe pse sonte ne Zot s’besoj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat