Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit ka themeloret janë ngritur 49 aktakuza, kundër 54 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 17 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 7 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 11 personave për kryerje të veprave penale.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave, si dhe, ka ngritur 17 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 3 persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 2 personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 1 personi dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka ngritur 9 aktakuza kundër 9 personave.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, në katër raste të ndara, si dhe, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një 1 personi të dyshuar.
E, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një 1 person, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për një 1 person dhe ka ngritur katër 4 aktakuza kundër 4 personave, si dhe ka bërë dy kërkesa për sekuestrime të përkohshme.
Krejt në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 5 persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi, si dhe ka ngritur 3 aktakuza kundër katër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.