Shvarm: Bisedimet për Kosovën kanë arritur në fund – marrëveshja përfundimtare nuk mund të prolongohet gjatë

Lajme

Shvarm: Bisedimet për Kosovën kanë arritur në fund – marrëveshja përfundimtare nuk mund të prolongohet gjatë

Nga: F. B. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:49
Filip Shvarm

Bisedimet për Kosovën, të hapura me marrëveshjen e Brukselit, kanë arritur deri në fund dhe në tavolinë është marrëveshja obliguese nënshkrimi i së cilës nuk mund të prolongohet gjatë, ka vlerësuar redaktori i javores “Vreme” Filip Shvarm, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij Kosova “veç ka nis të përparoj” drejt institucioneve evropiane dhe vlerësoi se “është e qartë se do nis përparimi edhe në institucionet ndërkombëtare”, që po mbështetet nga ShBA, Gjermania dhe BE, edhe pse disa vende të saj nuk e kanë pranuar Kosovën.

“Përfshirja e Kosovës në OKB, në institucionet evropiane është mjaft e mundur edhe pa Serbinë. Nëse ndodhë ashtu, kjo Serbinë e vë në pozitë të keqe sepse nuk do vendos për gjërat më të rëndësishme. Do të mundet ose të arrihet një marrëveshje apo që Kosova rë niset asaj rruge jashtë vullnetit të Serbisë, gjë që do jetë keq edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do zgjasë gjatë dhe do ketë tensione”, tha ai.

Ai vlerëson se “moti ka kaluar momenti” ku pushteti serb u dashtë të përcaktohet për BE apo Rusinë.

"Serbia sikur përpiqet që askush mos ta kuptoj seriozisht, Vuçiq në të gjitha pikat e r[njësishme ka rrëshqitur. Flisni për rrugën evropiane të Serbisë, vlerat evropiane dhe në të njëjtën kohë shpërndani Putino-fili çfarë nuk ka as në Rusi, raporti me perëndimin është agresiv, duke deklaruar se nuk do bëjë politikën e Brukselit, Zagrebit e pastaj shihni gëzimin e Vuçiq në takime me shtetar të Evropës”.

Shvarm thotë se nëse bënë devijim të qartë nga Rusia, do përballet me protesta dhe rënie të mbështetjes, por ajo nuk do kishte pasoja afatgjata.

"Pushteti kontrollon thuajse të gjitha mediet dhe përmes tyre ndikon në opinion, jam i bindur se shfrytëzimi i medieve mund të ndryshoj rrënjësisht mendimin e qytetarëve që përnjëherë të marr qëndrim pro-evropian e jo pro-rus” tha Shvarm.

I pyetur nëse mos harmonizimi i politikës sjell pasoja, ai tha do ketë pasoja të mëdha, por “nuk do ketë as përparim”.

"Serbia do vazhdoj të mbetet prapa vendeve të BE-së, pro do mbetet pa miq e partner në të cilët mund të mbështetet. Nëse vërtet do ketë çrregullime në energjetikë, Serbia nuk ka miq. Nëse ka rrymë pak, Serbia nuk do mund ta blej sepse BE-së do kënaq nevojat e vendeve anëtare pastaj tjerat”, tha ai.

Beogradi zyrtar po e kupton se politika neutrale ushtarake është e paqëndrueshme. Këtu vazhdimisht ka pasur fushatë kundër NATO-së, shumica e qytetarëve është kundër anëtarësimit në NATO, edhe pushteti e kupton se nuk mund të jetë mes NATO-së e Rusisë. Këto aleanca ushtarake presin nga Serbia rrugëtimi i saj dhe qëllimet”, tha Shvarm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat