Gani Dreshaj e ka uruar Sali Berishën me rastin e datëlindjes së 78-të.
Politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar e ka uruar Berishën duke i uruar shëndet në vjeshtë e pranverë.
Ky urim e ka një prapavijë për të ardhmen politike të ish-kryeministrit shqiptar.
“Gëzuar datëlindjen Dr Berisha. Të uroj shëndet të plotë dhe suksese në të dyja stinët, të Vjeshtës & të Pranverës Politike”, shkruan Dreshaj në urimin e tij.