Duke marrë parasysh shtrenjtimin e shumë produkteve, madje edhe atyre esenciale, emisioni “Kendiv” bashkë me 71-vjeçarin, Selver Dermaku, kanë provuar që të shohin se çfarë mund të blejnë sot me vetëm 20 euro.
Pensionisti u shpreh tejet i zhgënjyer me situatën, duke thënë se për ta është shumë e vështirë.
“Çka me ba unë me 180 euro, kallxom”, tha ai duke bërë krahasim me kohërat e më hershme.
Sipas tij, kohë më parë me 20 euro ke ble shumëçka e edhe kanë tepruar.