Vuçiq dhe Kurti së shpejti takohen: Në tavolinë “Serbia në BE e Kosova në OKB”

Lajme

Vuçiq dhe Kurti së shpejti takohen: Në tavolinë “Serbia në BE e Kosova në OKB”

Nga: F. B. Më: 17 tetor 2022 Në ora: 09:19
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë qeveria gjermane pranoi se së bashku me Francën qëndron prapa propozimit që kohë më parë iu është ofruar presidentit të Serbisë Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

Vetë fakti se Berlini konfirmoi se është një nga propozuesit, flet se bëhet fjalë për propozim serioz që duhet shqyrtuar.

Ai me gjasë do të jetë ë tavolinë në takimin mes Kurtit e Vuçiq që sipas parashikimit mbahet para fundit të tetorit, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Emërimi i këshilltarëve të kancelarit Sholc dhe presidentit francez Makron, Pletner edhe Bone ka përshpejtuar aktivitetet për zgjidhjen e çështjes së kosovës, andaj para Kurtit edhe Vuçiq tash është oferta që po shqyrtohen nga të dy palët.

Sipas këtij propozimi, Serbia me nënshkrimin e saj obligohet që nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë edhe OKB, ndërsa Serbia nga ana tjetër përfiton hyrjen e përshpejtuar në BE dhe ndihmën financiare.

Këtë opinionit ia kumtoi Vuçiq, ndërsa ekzistimin e ofertës e pranoi edhe Kurti, Rreth këtij propozimi u prononcua edhe vetë qeveria gjermane, duke deklaruar se së bashku me Francën ka ofruar propozim në kuadër të dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës.

Rreth këtij dokumenti tash po zhvillohen bisedime të besueshme dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë temë e takimit mes Kurtit edhe Vuçiq. Kohë më parë është thënë se ka pajtim për takim në baza mujore mes Vuçiq e Kurtit, ndërsa zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se ky takim mund të mbahet para fundit të tetorit..

Analisti dhe komentuesi i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha për “Novu” se propozimi i ofruar duhet shqyrtuar me kujdes dhe seriozitet, por shtrohet pyetja sa jemi të informuar vërtetë rreth përmbajtjes së këtij dokumenti.

“Burime të besueshme kanë thënë se nuk ka asgjë nga ajo si u prezantua, e kjo është rreth përshpejtimit për hyrje në BE dhe ndihmave financiare të bollshme. As nuk përmenden financat, as ndonjë afat,kështu kjo është interpretim i lirë i Vuçiqit, që në një mënyrë i përgjigjet, por ajo nuk qëndron në letër”, tha Jakshiç.

Ai beson se propozimi i Francës dhe Gjermanisë do të jetë në rend të ditës në tavolinën e takimit mes Vuçiq edhe Kurti.

“Është e qartë se do bisedohet rreth tij, ashtu si është biseduar edhe gjatë takimit trepalësh të mbajtur mes Sholc, Makron e Vuçiq” shprehet i bindur Jakshiç, që konsideron se është vështirë që të arrihet pajtim dhe marrëveshje mes palëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat