Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i afërt me Kremlinin, ka shkuar në Indi për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.
Siç raporton agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”, kjo vizitë e Vulinit është edhe për ta pranuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Serbia në formë propagandistike e kishte penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, më 20 nëntor të vitit 2018
Përkundër se Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të jetë pjesë e INTERPOL-it, Serbia nuk kishte lenë mekanizëm pa përdorur që ta pengonte Kosovën.
Diplomacia serbe ka punuar vazhdimisht që Kosova të mos anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtarë, përkundër se i është kërkuar nga perëndimi të mos e bëjë këtë.