Vuçiq: Edhe nëse vendosim sanksione Rusisë, do na duartrokasin dhe do të nisin presionet për heqje dorë nga Kosova

Lajme

Vuçiq: Edhe nëse vendosim sanksione Rusisë, do na duartrokasin dhe do të nisin presionet për heqje dorë nga Kosova

Nga: F. B. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 09:28
Aleksander Vuçiq

“Edhe nëse të shtyrë dhe kaq të rrezikuar ndërrojmë vendimin dhe në harmoni me pritjet e disa njerëzve nesër deklarojmë se po vendosim sanksione, vetëm do të na duartrokasin e rrahin krihte edhe lëshojnë kumtesa se jemi pjesë e familjes së popujve evropian e pas tri dite do të nisin presionet për çështjen e Kosovës dhe pyetjen a doni të jeni në anën e drejtë të historisë”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ana e drejtë e historisë për ata është ajo çfarë ata thonë, sado e pakuptimtë, arrogante edhe e pasaktë të jetë, kjo do të thotë zë jeni të mjerë të dëgjueshëm dhe mos të keni politikën tuaj, sepse ju serbët e vegjël nuk keni të drejtë në integritetin tuaj territorial, ka thënë ai.

Këtë e ka thënë Vuçiq duke marr pjesë në shënimin e dy dekadave të formimit të BIA-së serbe (Agjensionit informativ të Sigurisë). Duke sqaruar se, shteti do qëndroj aq sa të mundet dhe nuk do rrezikoj interesat shtetërore edhe kombëtare, do udhëheq politikën e vetë që bazohet në konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Kur nuk mundemi më, do ju drejtohemi qytetarëve dhe të ju themi pse nuk mundemi” tha Vuçiq, duke përkujtuar porositë e vazhdueshme nga perëndimi se “vënia e sanksioneve është në interesin e Serbisë".

“Askush nuk po mendon në interesin e Serbisë dhe atë që kemi mbi kokë, u shpreh ai. Duke akuzuar që disa po bëjnë marrëveshje me ambasadat perëndimore, disa kanë qëndrime si trima me kurriz të tjetrit, këtu i shihni ata që nuk kanë guxuar as të kolliten para të huajve, këtë e them sepse se më kanë lodh shqetësimet edhe nuk e kemi pasur më vështirë në 20 vitet e fundit”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se pa fajin tonë jemi futur në rrethin vicioz që nuk ka dalje si dhe na dërgojnë porosinë se duhet të heqim dorë nga Kosova për të marrë një “dhuratë të vogël”:

“Nëse refuzoni do të jeni në telashe, të kuptohemi, mua nuk më kërcënojnë, por hapur vendin tonë dhe ekzistencën e tij. Asgjë nuk ju mjafton, thonë për refugjatët, do ju heqim vizat, do zgjidhim atë problem, po nuk mjafton. Të vendosim sanksione sepse atyre ju pengon se ka një vend që ka mendim të lirë dhe nuk rrezikon as nuk prek truall të huaj. Askënd nuk kemi sulmuar, por jemi dënuar ashpër, më keq se Iraku e Afganistani”, tha ai.

Qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që Kosova trë hyj në OKB dhe për këtë po shfrytëzojnë të gjitha armët:

“Nuk duan që ky vend të mbetet dëshmi e gjallë e një arrogance, hipokrizie dhe politike të gabuar. Ky vend me vetë-viktimizimin duhet të përmirësoj gabimet e tyre dhe çdo gjë që ata kanë bërë keq para dy dekada e gjysmë. Por nga vajtimi e kukatja dhe ankimi nuk ka asgjë, na mbetet të luftojmë”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat