Në kuadër të bashkëpunimit me Karabinierët italianë dhe Policisë Ushtarake ( PU) të FSK-së, në Romë të Italisë janë certifikuar dy pjesëtarë të PU në Institutin e Avancuar të Karabinierisë për Teknikat e Hetimit.
Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Trajnimi ishte i fokusuar në teknikat e hetimit me fokus dhunën në baza gjinore, ku nga ekspertët e fushës janë trajnuar pjesëmarrësit në trajtimin e rasteve, duke fituar kështu njohuri dhe eksperienca nga përvojat dhe ekspertizat e shumta të këtij instituti”, thuhet në postim.