Ambasadori Rohde viziton komunitetin ashkali në Ferizaj

Lajme

Ambasadori Rohde viziton komunitetin ashkali në Ferizaj

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:40
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar komunitetin ashkali në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit dhe ata në komunën e Ferizajt.

Kryetari i PDAK-së Qazim Rrahmani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri nga komuniteti ashkali e kanë pritur dhe shoqëruar ambasadorin në këtë vizitë.

“Jemi falënderues ndaj ambasadorit gjerman Röhde që ka shprehur interesimin e tij për të përkrahur komunitetin ashkali në kërkesat e tyre”, tha Rrahmani.

Pjesëtarët e komunitetit ashkali në Gadime kanë shprehur kërkesat e tyre në këtë takim dhe kanë treguar më shumë rreth gjendjes së tyre socio-ekonomike.

Sipas njoftimit, kjo vizitë u realizua duke marrë parasysh kërkesën e PDAK-së tek ambasadori gjerman që takoi një javë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat