Një vjedhje e një trotineti ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, e cila është evidentuar nga kamerat e sigurisë.
Pamjet e aktit, bashkë me fytyrën e të dyshuarit, janë publikuar nga faqja e komunitetit “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook.
Faqja ka bërë një apel nga Policia e Kosovës që ta kap të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera në këtë lagje.
“Përshëndetje deshta me denoncu një vjedhje e cila ka ndodhë ne Ulpianë, më saktësisht te kafet e llesnes. Shihet personi i cili pretendon se po porosit ushqim dhe kinse po shkon deri ne shitore per tu kthyer perseri dhe ne ate moment e kryen vjedhjen e Trotinetit. Personi shihet qart edhe ne fytyre. Pamjet tregojnë qe personi eshte i ngjashem me vjedhjet qe jane kryer disa dit me pare ne Ulpiane. Kosovo Police e ka mundesin e qartë tashme ta tregojë veten ne gjetjen e ketij personi te identifikuar, duke ua kthyer mjetet qe janë vjedhur ditet e kaluara, personave te demtuar dhe po ashtu duke me perfshir edhe mua ne rastin e sontem, eshte shprehur nje Vrojtues!”, thuhet në njoftim.