Kampionët e xhudos, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
Trajneri Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se bashkë me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë takuar krerët e UÇK-së.
Kuka tha se me secilin kanë biseduar me sfidat sportive, por edhe për ngjarjet historike të popullit tonë. Ai dhe Majlinda besojnë fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UCK-së.
“Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK! Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë! Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën. Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Kuka.