Albin Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për targa, reagon Petkoviq

Lajme

Albin Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për targa, reagon Petkoviq

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:41
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se serbët e veriut nuk po i duan targat “RKS”, por ato të Serbisë, që në Kosovë janë ilegale.

Petkoviq shkroi në Twitter se nga 9 mijë pronarët e veturave në veri, vetëm dy prej tyre i kanë kthyer targat ilegale në RKS.

Nga videot, Albin Kurti ka kaluar në tekst-mesazhe.

Po e ndërron taktikën, por serbët nuk duan targat ‘RKS’, por ato të shtetit serb”, shkroi Petkoviqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat