Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës. Në videot dëgjohe të shtëna armësh në qytetin e Podujevës.
Në videot shihet një qytetar i shtrirë në tokë, gjersa një tjetër tenton t’i ndihmojë atij të ngritët. E gjatë këtij tentim-ndihme, dëgjohen krisma armësh.
Në video, një qytetar shihet në asfalt i shtrirë, për të cilin dëshmitarët thanë se është i plagosur.
Në vend të ngjarjes më vonë është parë edhe Policia e Kosovës.
Një medium lokal nga Podujeva pretendon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të objektit të Komunës.
Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës pic.twitter.com/ZaWSoXm6KZ
— Nacionale (@Nacionaleks) October 25, 2022