Petkoviq: Qeveria Kurti ma lejoi vizitën, por ja çfarë email-i më dërguan në mesnatë

Lajme

Petkoviq: Qeveria Kurti ma lejoi vizitën, por ja çfarë email-i më dërguan në mesnatë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:47
Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i është dhënë një leje jo e plotë për vizitën e tij në Republikën e Kosovës.

Ai ka pretenduar se 80 për qind e programit të planifikuar nuk i është pranuar nga autoritetet e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se për të mërkurën i ishte pranuar vizita e tij në Kosovë me agjendën si të tërë.

Por thotë se pas-mesnate i ka ardhur një email ku e informon që shumica e aktiviteteve të vizitës së tij i është anuluar.

Shikoni sa larg shkon Albin Kurti, ai tani po i bie qirinjve sllavë dhe ëmbëlsirave sllave, jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastire në zonën e KiM-së, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare”, ka thënë Petkoviq.

Ai në Pasjan nuk e ka lënë pa e përmendur edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Fatkeqësisht, po e mbyll vizitën time këtu dhe po kthehem në Beograd, por më vjen mirë që isha me njerëzit e mi në Pasjan, që së bashku e festuam festën e madhe të sotme dhe përçova mesazhin dhe përshëndetjet e Aleksandër Vuçiqit se Serbia do të vazhdojë të ndihmon popullin serb në Kosovë që të investojë në mbijetesën dhe mbijetesën tonë në krahinën jugore serbe”, tha Petkoviq, teksa propagandonte si pasojë e iluzioneve të tij dhe të Beogradit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat