Shoqata e Afaristëve “Sharri” do të organizon panairin e produkteve lokale të komunës së Dragashit. (Dragash, ora 10:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor mbajn simpozium njëditor ‘’Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?’’. (Ora 10:00)
Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku dhe Bordi i Manifesta 14, organizojnë konferencën përmbyllëse për shtyp dhe të festojnë edicionin e suksesshëm të Bienales Nomade Evropiane Manifesta. (Ora 10:30)
Lëvizja FOL organizon diskutimin “FOL Hapur”, ku do të diskutohet rreth nivelit të përhapjes së Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) në Kosovë. (Ora 11:00)
Nën patronatin e Presidentes, Vjosa Osmani - Sadriu, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit "Jeta/Vita", për herë të 16-të, organizon manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton "Zbulimi i hershëm - Mbijetesë". (Ora 12:00)
Përfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" vizitojnë Teatrin Oda. (Ora 12:00)
Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon manifestim më rastin e 20 vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve. (Ora 12:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)
OJQ Aktiv organzion debatin 'Kulturë, Lajmrohu!' - mbi aktivizmin kulturor, artin e angazhuar, bashkëpunimin lokal dhe rajonal, sfidat dhe perspektivat në fushën e kulturës. (Ora 13:00)
Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" vizitojnë Muzeun e qytetit te Mitrovicës dhe ojq 7 Arte. (Ora 13:30)