​Osmani: Kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë

Lajme

​Osmani: Kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 12:46 Përditësuar në ora: 13:40 më 28.10.2022
Vjosa Osmani

Kurti: Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, zbulimi i hershëm rrit shanset për jetë

"Tetori u kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, madje jetën e lumtur dhe jetën e gjatë, pra jetën e dinjitetshme”, kështu e nisi fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në manifestimin tradicional kundër kancerit të gjirit.

Ai tha se shifrat e grave të prekura nga kjo sëmundje janë të mëdha, por siç tha shefi i qeverisë, zbulimi i hershëm shpëton jetë.

“Tetori nënkupton muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit duke u shënuar në këtë formë, ndihmon në rritjen e vëmendjen dhe të vetëdijes për zbulimin sa më të hershëm dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Tetori u kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, madje jetën e lumtur dhe jetën e gjatë, pra jetën e dinjitetshme.

Tetori u kushtohet atyre grave të cilat i vetëdijësojnë edhe të tjera gra dhe gjithë shoqërinë tonë.

Secili prej nesh njohim shumë gra që vetë e ka kaluar këtë sfidë, por vazhdojnë të flasin dhe ndihmojnë edhe të tjerët si të mbijetojnë e si të jetojnë duke e mundur këtë sëmundje”.

Shefi i qeverisë tutje tha se për vitin 2023 do të ketë investime shtesë në diagnostikim dhe në pako të veçanta për personat e prekur nga kancerit.

“Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra mirëpo paraqitet edhe tek burrat, por në shkallë më të ulët të rrezikut, 1 në 100 raste. Këto shifra janë të mëdha, por ne duhet t’i mbështesim institucionalisht edhe sikur të ishin vetëm disa. Fatkeqësisht s’ka një formë të parandalimit, por ka shumë mënyra të shërimit e të tejkalimit, zbulimi më i hershëm i rrit shanset për jetë. Tejet frymëzuese t’i shohim gratë nga të gjitha shtresat shoqërore që nga pacientet e mbijetuara që bëhen aktivite me zell të kësaj kauze.

Solidariteti këtu është jetësor e mësim i madh për secilin prej nesh. Në këtë drejtim prej nesh pritet të bëjmë shumë dhe duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet të mjaftueshëm për mbulimin e listës së barnave esenciale, ndër to edhe për trajtimin e personave të prekur me kancer të gjirit.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë kemi ndarë edhe 4.2 milionë euro shtesë. Kemi punuar në ngritjen e cilësisë dhe avancimit e shërbimeve shëndetësore për diagnostikim ku edhe në buxhetin për vitin 2023 do të ketë investime shtesë në diagnostikim dhe në pako të veçanta për personat e prekur nga kancerit”, tha Kurti.

---------------

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje të gjitha grave për kontrolla të shpeshta për të parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit.

Para fillimit të marshit tradicional "Zbulimi i hershëm-Mbijetesë", ajo është zotuar se që nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbështes të gjitha gratë me pako onkologjike të protezave gjoksore.

"Për të gjithë ata që ndjejnë sot dhimbjen e humbjes e ndajmë dhimbjen me ju. Jemi këtu se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë. Dua të ritheksoj se kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë. Armiku më i madh i kancerit të gjirit është kujdesi", ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat