Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka pritur sot në pallatin presidencial admiralin e NATO-s, Rob Bauer, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në rajon.
Vucic pas këtij takimi ka thënë se “paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës janë detyra kyçe për të gjithë”.
“Serbia është ushtarakisht neutrale.
Por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, ka shkraur kreu i shtetit serb.