Admirali i NATO-s që vizitoi Vuçiqin: Të evitohet përshkallëzimi i dhunës në Kosovë

Lajme

Admirali i NATO-s që vizitoi Vuçiqin: Të evitohet përshkallëzimi i dhunës në Kosovë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:10
Rob Bauer dhe Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer sot në Beograd e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e NATO-s me Serbinë, në kuadër të “politikës së neutralitetit ushtarak të Serbisë”.

Presidenti Vuçiq ka pretenduar në Twitter se “është shumë e rëndësishme që të ketë një dialog të rregullt ndërmjet përfaqësuesve të vendit tonë dhe zyrtarëve të strukturave politike dhe ushtarake të aleancës, gjë që kontribuon në forcimin e besimit të ndërsjellë”.

Me këtë rast është biseduar për “përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe NATO-s” në nivele të ndryshme, pretendojnë mediat serbe.

Vuçiq ka thënë se anëtarët e KFOR-it kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në “mbrojtjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera joshqiptare” në Kosovë. Ai, sipas fjalëve të tij, “është pajtuar” me admiralin e NATO-s se është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi të mëtejshëm i situatës në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat