Politikani francez i të djathtës ekstreme i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian ka publikuar një video nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës.
Ai ka ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke i quajtur “terroristë” dhe sipas tij “në Urën e Mitrovicës serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”.
Ai tutje ka vazhduar me gjuhën e paprecedent dhe raciste duke thënë se serbët e krishterë “ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/29/auto_image-103-431x6001667040708.png)