Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për dallim nga herët e tjera, tani ka rrëfyer disa momente dhe kujtime që i ka pasur me babin e saj, i cil i ka ndërruar jetë gjashtë vite më parë.
Ajo tregoi se me të ka pasur një lidhje të veçantë, teksa shtoi se ka përngjarë shumë.
“Me babin e kam pasur një lidhje shumë të afërt, me babin ka qenë më e veçantë, ndoshta se kemi qenë si personalitete të njëjta dhe përngjajmë shumë. Me të kam pasur marrëdhënie veçantë prej të gjithë anëtarëve të familjes”, shtoi ajo.
“Ka gjashtë vite që nuk e kujtoj, nuk ka sukses që unë e arrij që s’ia dedikoj. Në herën e parë kur kam dal me votë në Skenderaj, të gjithë më kanë njohur si vajza e Baliut. Të gjitha votat që i kam marrë në Drenicë e qytete tjera, një numër i konsiderueshëm i votave ka qenë falë respektit që kanë pasur për babin”, shtoi ajo, ndërsa duke folur për babin e saj nuk i mbajti lotët në studio.