Policia e ka arrestuar shoferin i cili e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selver Lladrovci.
56-vjeçari u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i madh – Drenas pasditën e së dielës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Familjarët kanë njoftuar se ish-luftëtari i Brigadës 114, do të varroset sot në orën 15:00.