Eurodeputeti francez nuk e ndalon urrejtjen ndaj shqiptarëve: Kosova u mor nga terroristët e UÇK-së!

Lajme

Eurodeputeti francez nuk e ndalon urrejtjen ndaj shqiptarëve: Kosova u mor nga terroristët e UÇK-së!

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:53
Eurodeputeti francez, Nicolas Bay

Eurodeputeti francez, Nicolas Bay, ka eskaluar me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke shpërndarë propagandë se të krishterët serbë janë persekutuar. 

Në vazhdën e videove të publikuara nga Kosova, ai ka shtuar një të fundit sot. Shkruan se e ka vizituar atë për të paralajmëruar rreth “fatit të të krishterëve serbë”. 

“Duke u përballur me heshtjen për situatën e Kosovës dhe okupimin e territorit të saj nga terroristët e UÇK-së, doja të shkoja atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë”, ka shkruar Bay në një postim në Twitter, të shoqëruar me një video. 

Ai tutje thotë se “vendosmëria e jashtëzakonshme e popullit serb mund të mos jetë e mjaftueshme: le t’i ndihmojmë”. 

Përgjatë ditëve të fundit, Bay, përmes postimeve në Twitter, ka shpërndarë urrejtje ndaj shqiptarëve myslimanë, duke thënë se  ata e kanë okupuar Prizrenin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat