Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq ka deklaruar sonte se qeveria e Serbisë nuk do të ftoj në ndonjë moment serbët e veriut të Kosovës që të pranojnë tabelat në automjete në të cilat shkruan Republika e Kosovës, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
"Siç keni dëgjuar nga presidenti Vuçiq, ne duam kompromis, nuk duam të tërheqim asnjë hap që mund të interpretohet si incident apo provokim, por i keni dëgjuar edhe serbët se do të mbrojnë interesat e veta. Serbia gjithsesi nuk do të lejoj askënd që të kërcënoj dhe të bëjë përndjekje ndaj serbëve” tha Daçiq për TV Vojvodina.
Ai shtoi se Serbia do të jetë edhe më tutje “ partner i parashikuar, por kur dikujt i thoni i partner i parashikuar, kjo do t thotë se saktë dihet, çka mundemi dhe çka nuk mundemi dhe çka nuk duam”.
Prishtina ka kumtuar se nga nesër me 1 nëntor fillon ri-regjistrimi dhe ndryshimi i tabelave, duke nis me vërejtje dhe instruksionet si të bëhet ndryshimi i tabelave.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, pas takimit që mbajtën me presidentin e Serbisë kanë paralajmëruar bllokimin e kalimeve nëse Prishtina nis me marrjen me dhunë të automjeteve të cilat nuk kanë ndryshuar tabelat.