Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar me Myftiun Naim Ternava, autoritetin më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur me anë të një postimi nga KFOR-i, teksa janë publikuar edhe disa fotografi brenda këtij takimi.
Komandanti i KFOR-it theksoi se si fetë mund të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit dhe ripohoi përkushtimin e paanshëm dhe efektiv të KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.