Daçiq: Serbia pro heqjes së vizave për Kosovën, gjysma do të ikin në BE

Lajme

Daçiq: Serbia pro heqjes së vizave për Kosovën, gjysma do të ikin në BE

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk po e kundërshton as Serbia, që për vite të tëra mbanë qëndrime kundër çdo zhvillimi në Kosovë. Madje, Serbia ka kundërshtuar anëtarësimit e Kosovës edhe në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të sigurisë siç janë Interpol e Europol.

Mirëpo kësaj here, qëndrimin pro heqjes së vizave ,diplomacia serbe ka më shumë në aspektin “konfigurativ” sesa realist, duke besuar se heqja e vizave ndikon në depopullimin e Kosovës. Kështu të paktën shprehet ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në një deklaratë dhënë për mediat serbe.

Ai madje duke ironizuar me këtë, thotë se “Serbia nuk e ka fare problem me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

 “Jemi dakord që të gjithë ata që kanë pasaporta serbe dhe janë nga Kosova mund të shfrytëzojnë përfitimet e liberalizimit të vizave, por jo Bashkimin Evropian, sepse nuk do t'ua japin liberalizimin e vizave (qytetarëve të Kosovës) sepse e dinë se gjysma e qytetarëve do të shkonin në BE”, ka deklaruar Daçiq.

Ndrysh, edhe presidenti serb Vuçiç më herët ka thënë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë: “Kosova do të zbrazet nga shqiptarët”.

“Serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”, kishte deklaruar  Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat