E moshuara që u sulmua sot fizikisht nga infermierët në shtëpinë e pleqve në Pejë është larguar nga aty.
Është bërë e ditur se e moshuara po qëndronte në Shtëpinë Publiko-Private të Pleqve “Orenda”.
Ajo është dhunuar sot nga disa infermiere, derisa pamjet e xhirimit të ngjarjes janë publikuar edhe në media sociale.
Rasti ka ndodhur të shtunën, mirëpo është mbajtur fshehur deri më sot.
Lidhur me rastin është arrestuar motra përgjegjëse dhe një e dyshuar tjetër, të cilat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.