Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pwr Samitin e Procesit të Berlinit.
Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se ky samit ishte mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin rajonal më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Samiti i sotëm i Procesit të Belinit, ishte një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës rajonal midis BB6. Po ashtu për të forcuar angazhimin për të ardhmen e tyre, si dhe për të diskutuar çështje urgjente, përfshirë energjinë”, tha Lajçak.
Lëvizja e lirë me letërnjoftime, njohja e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve dentistëve dhe arkitektëve, janë tri marrëveshjet të cilat janë nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Këto marrëveshje hyjnë në fuqi pas kryerjes së procedurave të brendshme të ratifikimit në secilin nga gjashtë shtetet.