Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, ka qenë i ftuar të premten në emisionin e mëngjesit.
Ai gjatë rubrikës “Rikthim në kohë”, ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.
Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.
“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, tha Berisha.
Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.