U kritikua se doli në Kuvend pas 4 ditë të lindjes, deputetja e PDK-së tani e merr me vete foshnjën e saj

Lajme

U kritikua se doli në Kuvend pas 4 ditë të lindjes, deputetja e PDK-së tani e merr me vete foshnjën e saj

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka shkuar sot në ambientet e Kuvendit, bashkë më foshnjën e saj njëmuajshe.

Kjo është prej paraqitjeve të para të një deputeteje me foshnjën e saj në Kuvend.

Më herët ka pasur raportime për nënat deputete, si Stella Creasy në Britani të Madhe, që kanë marrë me vete foshnjet e tyre të sapolindura në vendin e punës.

Më datë 25 shtator të këtij viti, deputetja Musliu -Shoshi njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat