Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Lajme

Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 19:31
Nik Gjeloshaj

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimit te CDM, ai ishte me fëmijët e tij në veturë kur është ndaluar nga policia.

Pas ndalimit, ai është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Sipas mediumit, policia ka thënë se rasti po trajtohet dhe një njoftim do të lëshohet pas përfundimit të procedurave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat