Në Veri të vendit është duke u protestuar nga strukturat serbe, pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, Nenad Gjuriq.
Media raporton se tashmë ka filluar grumbullimi i komunitetit serb atje, në protestën e thirrur nga Lista Serbe.
Pjesë e kësaj proteste është edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq
Todosijeviq është hasur në rrugët e sheshit “Car Llazari”, rreth 3 javë pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Mbi të rëndon akuza “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, pasi e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.