Ministri i Jashtëm italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin, kjo është thirrja e tij

Lajme

Ministri i Jashtëm italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin, kjo është thirrja e tij

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.

“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan.

Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen
”, ka shkruar Tajani në një postim në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat