Vuçiq: Në vitin 1999 e kemi humb sovranitetin mbi Kosovën – Marrëveshja e Brukselit vetëm ka ble paqen

Lajme

Vuçiq: Në vitin 1999 e kemi humb sovranitetin mbi Kosovën – Marrëveshja e Brukselit vetëm ka ble paqen

Nga: F. B. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 09:09
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq në adresimin për qytetarët ka fol rreth situatës aktuale në Kosovë por edhe në Serbi, duke thënë se “është me rëndësi që qytetarët ta kuptojnë  se ne faktikisht në vitin 1999 e kemi humb sovranitetin ndaj Kosovës dhe të shohin në çka kemi kaluar tash e 10 vite dhe këta muajt e fundit, marrëveshja e Brukselit vetëm ka blerë paqe”, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Në vitin 1999 faktikisht e kemi humb sovranitetin në Kosovë, pa të drejtë në ushtri dhe vetëm në veri në mjedise lokale kemi pasur të drejtë në polici – çdo gjë tjetër moti është humb”, tha Vuçiq.

Pas kësaj ndodhi përndjekja e serbëve në vitin 2004 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

"Para kësaj pushteti në Kosovë dhe perëndimi na bindnin se standardet janë para statusit, me gjasë ato standarde janë djegiet e objekteve fetare, vrasjet dhe përndjekjet me 17 mars e për atë ata u shpërblyen me pavarësi", tha Vuçiq.

Pas kësaj ndodhi vendimi i GjND në pyetjen e gabuar dhe të keqe nga pala serbe dhe vendimi që çështja të bartet nga OKB në BE, këtë ia kam thënë edhe Lajçakut edhe përfaqësuesve tjerë të BE-së.

"Vijnë vitet 2012-2013 dhe bisedimet më të rënda, që pas viteve 1998 dhe 1999 ishin kërcënimet dhe presionet më të mëdha. Por dalim në fund disi me marrëveshjen e Brukselit që e dimë se nuk është ajo që serbët duan të shohin, por me te blemë kohë dhe paqe. Në 10 vitet e fundit patëm paqe dhe rritje të shpejtë ekonomike në rajon e Evropë”.

Në pyetjen nëse Prishtina mund të shpall gjendje të jashtëzakonshme në komunat në veri pas largimit të serbëve nga institucionet, Vuçiq tha se “ Po është e mundshme, por NATO mund të ndal këtë, shpresoj se NATO ka aq pjekuri edhe mençuri të evitoj këtë si dhe dërgimin e njësiteve atje”.

Vuçiq fajësoi edhe vendet e Kuintit që kanë deklaruar se Prishtina ka të drejtë të marr tabelat KM, por se procesi duhet shtyhet për dhjetë muaj.

"Nuk kanë të drejtë të marrin tabelat KM serbëve, përfaqësuesit e Kuintit thirren në nen të gabuar, apo nëse duan nenin adekuat ata nuk kuptojnë dallimin mes tabelave KS dhe RKS. Të parat janë neutrale ndaj statusit..po bëhen kishe nuk kuptojnë e ju kam përsëritur shumë herë, por nuk guxojnë të thonë se për ata Kosova është shtet i pavarur", tha Vuçiq.

Vuçiq theksoi se Kurti nga Berlini shkarkoi Gjuriqin policin serb gjë që është joligjore, ai nuk ka drejtë të shkarkoj dhe suspendoj askënd, këtë të drejtë e kanë kryetarët e komunave në veri.

"Kur të gjitha këto ndodhën – konfirmimi se nuk duan formimin e asociacionit,vazhdoi terrori për tabela dhe shkarkimi i Gjuriq, serbët thanë kjo më nuk mund të durohet” tha Vuçiq.

"A mendoni se njerëzit në polici e kishin të lehtë të heqin uniformat, apo njerëzit në gjykata e prokurori të dorëzojnë detyrat. Ne do përkujdesemi për ata, do na kushtoj rreth 50-60 milionë, por ata deshën të jenë me popullin e vetë” tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat