Shkak banesa| E veja e Ivanoviqit në luftë me djemtë e tij e përmend edhe Kurtin për ngjarjet në veri

Lajme

Shkak banesa| E veja e Ivanoviqit në luftë me djemtë e tij e përmend edhe Kurtin për ngjarjet në veri

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 13:32
Milena dhe Oliver Ivanoviq

E veja e Oliver Ivanoviq, Milena, ka qenë mysafire sot në një televizion në Serbi. Aty ka treguar se aktualisht po përballet me një betejë ligjore me djemtë e ish-burrit të saj që u vra në vitin 2018, në Mitrovicën e Veriut, në rrethana të pasqaruara.

Ajo ka treguar se bëhet fjalë për një banesë që ajo edhe Oliveri e kishin blerë për djalin e tyre Bogdan, por që tani duan ta mbajnë djemtë e ish-burrit të saj, që politikani serb i kishte me gruan e tij tjetër.

Sipas saj, ajo djemve të ish-burrit u ka ofruar një kompromis duke u kërkuar që ata t’i mbajnë pronat në Kosovë ndërsa banesa në Beograd t’i mbetet asaj dhe djalit 10 vjeçar.

Por, halli i vetëm i saj nuk është kontesti gjyqësor. Televizioni që i mban krahun Vuçiqit e ka pyetur pak edhe rreth zhvillimeve në Veri.

Ajo ka kritikuar Kurtin ndërsa me tone raciste ka thënë se kur janë në pyetje shqiptarët gjithçka është e mundur.

“Më vjen mirë që serbët janë unikë rreth një çështje kaq të rëndësishme sepse vendimi i Kurtit vërtetë është i papranueshëm. Mendoj se atë që e kanë bërë serbët, dalja nga institucionet e Prishtinës, mendoj se është hap i duhur dhe vendim i duhur. Fakti që serbët ishin në numër kaq të madh në shesh, tregon se ata njerëz nuk planifikojnë të shkojnë askund dhe se do të luftojnë për të drejtat e tyre edhe ata po luftojnë për të drejta bazike".

Sipas saj, kur bëhet fjalë për shqiptarët gjithçka mund të pritet.

“Vendimi i Kurtit nuk është i papritur, kur janë në pyetje shqiptarët gjithçka është e mundur, ky është një presion dhe mendoj se nuk është i fundit , do të ketë presione edhe në të ardhmen” ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat