Janë hequr nga faqja e Kuvendit të Kosovës, emrat e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.
Vetëm disa minuta pasi Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës njoftoi zyrtarisht se këta deputetë kanë dhënë dorëheqje duke dorëzuar mandatet e tyre, faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës ka rifreskuar të dhënat.
Kështu, në listën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, tanimë figuron vetëm deputeti goran, Adem Hoxha.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, i është bashkuar Listës Serbe në nëntor të vitit 2020, pas largimit të tij nga Grupi Parlamentar, 6+.
Që nga ajo kohë e deri më sot Lista Serbe kishte 11 deputetë.