Delawie: Zyrtarët serbë kontrollohen nga Qeveria e Serbisë

Lajme

Delawie: Zyrtarët serbë kontrollohen nga Qeveria e Serbisë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se zyrtarët e minoritetit serb pjesëmarrës në institucionet e Kosovës, janë të ndikuar nga Qeveria e Serbisë.

”Zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës – për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës”, shprehet Delawie.

Për Zërin e Amerikës, ai tha se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Diplomati në pension, i cili shërbeu në Kosovë nga mesi i vitit 2015 deri në mesin e vitit 2018, e sheh të arritshme iniciativën e bashkësisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, të SHBA-së dhe të vendeve të Kuintit për shtyrjen e procesit të ri-regjistrimit për dhjetë muaj, nëse do t’i kishte paraprirë një marrëveshje që do të zbatohej nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat